Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spahiu flet për dorëheqjen e Ardi Veliut: I mbushi orët e punës, u detyruan të ndryshojnë drejtorin e policisë sepse…

22:22 / October 7, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu kreshnik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar Ardi Veliun si funksionar që i mbushi orët e punës, duke shtuar se nuk e cilëson dot nëse dha dorëheqjen apo e shkarkuan. Ndonëse kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Ardi Veliut, nisën spekulimet se ishte shkarkuar.

Spahiu tha se nuk kishte çfarë të bënte më shumë se aq dhe qeveria vendosi ndryshimin e drejtimit të policisë pasi la Bledi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Po të kemi parasysh si funksionon administrate, lum ai që e kupton kur duhet të largohet. Ajo çfarë do të thoja është që Veliu është një funksionar që i mbushi orët e punës, nuk kishte çfarë të jepte më shumë. Nuk e di nëse një drejtues mund të bënte më shumë se kaq. Ishin orët e fundit. Nuk e di nëse ishte dorëheqje apo shkarkim.

Po të bëjmë bilancin e qeverisjes së parë dhe të dytë të Ramës, do të thoja që ajo çka mbetet përsëri problem në Shqipëri, është e pamundur të themi që kemi suksese në rendin publik apo në luftën kundër krimit. Duke mos ndryshuar titullarin e ministrisë, kanë qenë të detyruar të ndryshojnë të policisë”, tha Spahiu në Open.

drejtorin spahiu veliut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.