Ish-aleati i së djathtës në zgjedhjet e vitit 2017, Kreshnik Spahiu ka folur sërish për krizën politike në vend pas largimit të opozitës nga Kuvendi. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një përcaktim se kur mund të shuhet kjo krizë politike mes partive kryesore.
Ish-kreu i AK-së thotë se kriza politike do të shuhet dhe se në fund kurbani do të jetë LSI-ja.
“Mendoj që në fund Berisha dhe Rama do rikthehen te pazari 2008 dhe 2017 që shpesh i reciton poeti Arben Duka. Por këtë radhë të dyja do nxjerrin nga politika LSI-në por do bindin Metën që të kënaqet me kolltukun imunitar të Presidentit. Ngërçi do jetë më i gjatë se 90 ditët e çadrës. Kam një dyshim që do zgjas 90 muaj. Çadra ka zënë brenda Sali Berishën i cili po harxhon plumbat e fundit sepse është 76 vjeç. I ka bërë llogarit mirë. Ky është treni i fundit për atë sepse nëse e humb, i bie që treni i radhës të kalojë kur të jetë 82 vjeç.”- tha Spahiu