Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Spahiu: Lironi Erionin, përpara se t’u detyrojë Gjykata e Strasburgut!

19:25 / November 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027. Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit?

Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme. GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike:

1-Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike, të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese.

2-Ky vendim është bazë juridike për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg që ta konsiderojë arrestimin si masë të papërshtatshme, njësoj si në rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Për më tepër, Erion Veliaj është i zgjedhur nga populli.

3-GJKKO ka një praktikë të mëparshme me Sali Berishën, ku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

4-GJKKO ka sërish një precedent penal me të njëjtin personazh politik, ku pas kalimit të dosjes për gjykim, i pandehuri nuk mund të dëmtojë më provat apo të pengojë hetimin.

5-Gjykata duhet të vlerësojë se Erion Veliaj nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka arsye të arratiset nga Shqipëria.

6-Ashtu si shumë deputet apo zyrtarë që hetohen të lirë, edhe Erion Veliaj mund të gjykohet pa pranga.

Të gjithë mund të jemi politikisht kundër Erion Veliajt, por sot të gjithë duhet të jemi juridikisht pro tij, si mundësi që Shqipëria të tregojë se ka institucione dhe gjykata që janë garante të Kushtetutës. Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional. Unë do të këshilloja çdo gjyqtar ta lirojë sot, sepse do të ishte më dinjitoze që prangat t’ia heqë Shqipëria, e jo Gjykata e Strasburgut. Lirimi i Erionit është vetëm çështje kohe…

lirimi spahiu veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.