Njoftimi i SPAK:
Mëposhtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
- Kallëzime nga subjekte politike
- Referime nga Policia e Shtetit
- Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
- Denoncime nga Platforma Online
- Denoncime nga qytetarët
- Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
- Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
- Janë regjistruar 35 procedime penale.
- Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.
