Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj.
Bëhet me dije se aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim. Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.