SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Mirëpo, për ish-ministrin e Mbrojtjes, këto akuza nuk kanë lidhje me shpërthimin në Gërdec dhe se hapja e gjykimit është me qëllim politike.
“Ka qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor. Është një çështje e gjykuar dhe parashkrimi është i shkruar saktë dhe këto janë të qarta për këdo jurist”, tha Mediu në një intervistë në “Report Tv”.
Ai shtoi se shpërthimi në Gërdec nuk ka qenë përgjegjësi e tij si ministër i Mbrojtjes.
“Shpërthimi ka ndodhur për shkak se është çuar municion i pakontrolluar, i paadministruar sipas manualeve të FA dhe baruti është depozituar në mënyrë të papërgjegjshme, nuk ka pasur teknologji të përshtatshme dhe këto nuk kanë të bëjnë me ministrin e Mbrojtjes. Përfundimi i gjykatës, ne kemi trashëguar 180 mijë ton municion, kemi pasur detyrim për shkak të strategjisë ushtarake, ne duhet ta eliminoni municion. Ka pasur mbi 60 të vdekur për shkak të municionit dhe ka pasur incidente, kanë qenë mbi 6 kompani private që e bënin këtë. Kosto për demontim bënin 50 mln euro dhe ishte e papërballueshme për FA. Ka 2 kontrata, e para ka qenë e shëndetshme, dhe shteti ka përfituar, është certifikuar nga nivele më të larta dhe ka pasur teknologji dhe proces shumë i pastër nga pikëpamja e sigurisë”, tha Mediu.
