Një operacion është kryer ditë e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës.ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh.
Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalezit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019.
Nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojes, Andi Maloku. Ndërsa ish-prokurori dhe Aleksandër Laho mbeten të plagosur rëndë.
