Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“SPAK e ka shumë të lehtë të hetojë”,- Gazetarja flet mbi “Pandora Papers”: Një person i afërt me një politikan shqiptar…

22:36 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandora 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa udhëheqës botërorë dhe miliarderë janë zbuluar të kenë lidhje me kompani offshore, pas bërjes publike të skandalit “Pandora Papers”.

Nga kërkimi në sajtin që ka publikuar të dhënat rezulton një politikan shqiptar.  Duke folur në emisionin “Real Story” gazetarja Klodiana Lala e cila foli për këtë skandal u shpreh se pastrimi i parave mbetet një nga çështjet më problematike në vendin tonë.

Ajo bëri me dije se aktualisht është i përfshirë një person i afërt me një politikan shqiptar, emri i të cilit është Vasil Kallupi.

“Pastrimi i parave është një nga shqetësimet kryesore. Për ‘Papers Pandora’ ka informacione shumë të pakta. Bëhet fjalë për person të afërt me një politikan shqiptar. I kam siguruar me burime shumë të ngushta. Di të them se personazhi Vasil Kallupi, ose Vasili i Vjenës është i njohur si një nga njerëzit shumë pranë të ish-kryeministrit Fatos Nano, por unë nuk e lidh personalisht me zotin Nano. SPAK ka deklaruar që do ta ketë në konsideratë këtë çështje”, tha më tej gazetarja.

Më tej ajo sqaroi se përpara botimit të lajmit nga SPAK është deklaruar se janë duke e vlerësuar situatën, por në kushtet aktuale, sipas gazetares SPAK e ka më të lehtë situatën.

“Mendoj që kjo çështje ka të bëjë më shumë me të pasurit vullnet. Sepse në rastin konkret kemi të bëjmë me një biznesmen dhe mjafton të gjitha lëvizjet e tij, tenderat që ka fituar, dhe besoj se SPAK e ka shumë të lehtë të hetojë. Mjafton SPAK të marrë shkrimin e ‘Reporter.al’, apo edhe faktet e dala publikisht. Pra mjafton të marrë dhe të kryqëzojë të dhënat”, tha më tej Lala.

pandora papers politikan SPAK-ut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.