Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit e Fierit. Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka është prononcuar për mediat. Ai tha se qëndrimi i SPAK është joligjor dhe antikushtetues.
Për të SPAK-u do duhet të heqë akuzën për shpërdorim të detyrës që është identifikuar nga gjykata e seancës paraprake. Sipas tij, në momentin që SPAK nuk e merr parasysh vendimin e Gjykatës së seancës paraprake, SPAK po vepron jashtë ligjit.
“Akuza e ngritur nga organi procedurali hetimi t kanë qenë të padrejta. Në këto kushte, këtë faskt e identifikoi dhe gjykata e seancës paraprake. Gjykata normalisht në mendimin tonë juridik do mbajë një qëndirm të thjesht, sa kohë që Prokuroria mban të njëjtën akuzë do duhet të pushojë akuzën për shpërdorimin e detyrës. SPAK po mban një qndrim joligjor dhe jo kushtetues. Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës. Nëse Gjykata nuk mban një qëndrim të drejtë, gjykata e seancës paraprake del jashtë lojë”,-tha ai.