Për dosjen e bujshme të incerenatorit të Elbasanit, SPAK-u kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka. Kurse për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën me 4 vite. Por me gjykim të shkurtuar, kërkohet që Koka të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Bëhet fjalë për hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Sipas SPAK, është provuar fakti që është bërë një vepër penale, e ku thuhet se zyrtarët e lartë kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Për Prokurorinë e Posaçme, Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar gjithë procedurën ligjore, por në fakt nuk është bërë një gjë e tillë.
Kërkesa e SPAK-ut
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj për Kokën
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Alqi Bllakon
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Serafin Papën
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Pëllumb Abeshi
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Jonida Zeqo
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Bardhyl Çabiri
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Mirel Mërtirin
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 7 vite burg për Stela Gugalljan
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Klodian Zoton