Mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Deputeti i PS-së akuzohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
Hetimi ndaj ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej?
Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ahmetaj akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.
Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.
Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.