Analisti Lutfi Dervishi, në një intervistë në një televizion ka folur në lidhje me urdhrin e sotëm të lëshuar nga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për disa vepra penale.
Sipas gazetarit, me këtë hap të SPAK-ut, tani pritet lëvizja e vetë z. Ahmetaj, i cili mesa duket ka zgjedhur që luftën ta vijojë nëpërmjet avokatëve të tij.
Gazetari: Z. Dervishi cili është opinioni juaj në lidhje me urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për Arben Ahmetajn? Pse kjo vonesë dhe pse tani?
Dervishi: “Nuk mendoj që është vonesë, ky është një veprim logjik i kërkesës së SPAK, pasi i kërkoi lejen Parlamentit, ka vijuar procedurën në gjykatë. Mesa duket z. Ahmetaj ka vendosur ti japë kohë kohës dhe nuk kërkon të bëjë një ballafaqim me drejtësinë në këto kushte dhe ka vendosur që ta bëjë luftën me avokatët e tij. Por, mbetet të shikohet se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Kërkesa e sotme e SPAK hap një shteg tjetër për ta mbajtur edhe gushtin e shtatorin në këtë hullinë e fatit të z. Ahmetaj”.