Ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi penal ka ardhur pas shkeljeve të rënda të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
KLSH, përmes një kontrolli të ushtruar “Për evadimin e materialeve të auditit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullueshmërisë së veprimtarisë ekonomike-financiare”, ka bërë disa vërejtje për rritjen e efiçencës financiare dhe rikuperimit të dëmeve të pësuara.
Ylli Spahiu gjendet përpara drejtësisë për shkelje të bëra gjatë ushtrimit të detyrës për periudhën Tetor 2013- Tetor 2017.
Bëhet fjalë për një rast abuzimi në nivelet e larta drejtuese dhe për këtë rasye do të trajtohet në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi kjo e fundit ka në kompetencë thellimin e hetimeve për abuzime të këtij lloji.