Mediat aludojnë se një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Shqiptarja.com ka mësuar nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie.
Sipas mediave, një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.
Operacioni lidhet me kompani guaska të lidhura me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik. Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.
Kujtojmë që më datë 12 qershor me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.