Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK një hap larg arrestimit të Berishës, ja çfarë ndodh të enjten. Grupi Basha: Ne do votojmë pro

09:19 / December 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë në hapat ligjorë që merr Parlamenti për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës. Parlamenti do të votojë të enjten e 21 dhjetorit për të autorizuar SPAK-un të arrestojë Berishën. Për këtë i duhet të ketë një raport, që do të bëhet gati brenda të mërkurës, me dakordësinë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike zyrtare, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky raport i dorëzohet Parlamentit që cakton rendin e parë të ditës dhe merr vendim me votim të hapur. Një seancë që nuk pritet të jetë e qetë, për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita.

Parlamenti ka votuar pro heqjes së imunitetit të deputetëve, kur është kërkuar nga prokuroria për arrestim. Përjashtim bën rasti i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin maxhoranca refuzoi kërkesën e Prokurorisë, duke lejuar vetëm disa masa shtrënguese më të lehta, si ato që ka aktualisht Berisha. Por të enjten nuk do të jetë ky rasti. Pas datës 21 dhjetor, SPAK-u do të ketë autorizimin për arrestin e Sali Berishës dhe i takon prokurorisë të kërkojë më pas arrest me burg ose arrest shtëpie.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 900 0 1700827403xberisha 931
    Analizë/ Dy imunitete në një ditë
  • berisha milo
    Babaramo rrëfen dhunën e militantit të Berishës ndaj ish- ministrit të Jashtëm Paskal Milo: U rrah në mënyrë barbare në Bruksel
  • baton haxhiu
    Baton Haxhiu: Pushteti i kryeministrit në 2025 do të jetë më i zbehtë
  • berisha hoxha
    Berisha drejt burgut, Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Nuk njohu vendimin e gjykatës
  • 900 0 1702901889xwhatsapp image 2023 12 18 at 125626 332
    Berisha zbulon datën dhe vendin e protestës : Rama, gjej vrimë miu ku të futesh. Të ka ardhur fundi
  • berisha
    Deklarata ‘bombë’ e Sali Berishës: Do të largohem nga politika nëse...
  • WhatsApp Image 2022 01 11 at 12.59.52
    Endri Hasa: Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, do votojnë pro arrestimit të Berishës
  • selia e PD
    Këshilli i Mandateve i hapi rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, reagon PD: S'mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere!
  • 900 0 1702901008xprotesta 2 frame 92450 749
    Mbledhja për Sali Berishën, Oerd Bylykbashi: Kuvendi, zyrë legalizimi e antikushtetutshmërisë
  • IMG 7615
    Mbyllet protesta, Berisha thirrje rinisë: T’i dalim zot Shqipërisë
  • Lulzim Berisha
    Momenti kur ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha arrestohet në Spanjë (Video)
  • s berisha
    Nuk është mosbindje civile, është thjesht fundi
  • kulluri
    Sekretari për mediat në PD, Edvin Kulluri: Berisha shkeli të gjitha parimet, s’ka politikan të përjetshëm
  • klodiana lala 1
    “Shërbëtore e regjimit”, Lala shpërthen ndaj Nokës: Kam më shumë fakte se çdo njeri!
  • klodiana lala 1
    “Zëdhënës i Ramës!”/ Analisti i njohur përplaset ashpër me Flamur Nokën

Partia Demokratike, ajo zyrtare e Lulzim Bashës ka mbështetur Këshillin e Mandateve që miratoi kërkesën e SPAK-ut për dhënien e arrestit ndaj Sali Berishës. Në një deklaratë të zëdhënëses Mirela Karabina, thuhet se PD-ja do të votojë heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK. Duhet thënë se nga 6 vota, 5 të PS-së, një votë pro arrestimit u dha nga Enkelejd Alibeaj, i PD-së së Bashës.

“PD ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK dhe do ta bëjë këtë për çdo kërkesë që do të vijë nga SPAK. Jo vetëm kaq, po ne kemi dërguar në Parlament kërkesën që çdo deputet të heqë dorë me vullnet të lirë nga imuniteti. Askush nuk mund të ketë asnjë mburojë përballë drejtësisë, as siç po bën Sali Berisha sot, e as siç bëri Arben Ahmetaj që i iku drejtësisë”,-thuhet në deklaratë.

Teksa hedh akuza mbi kreun e dikurshëm, PD-ja e Bashës thotë se do të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar.

”Sali Berisha nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere. Ka dy vjet që e mban peng e përçan dhe e sulmon PD, vetëm e vetëm se nuk arriti ta bëjë mburojë të halleve të veta. Sot është e qartë para çdo shqiptari se për çfarë e luftoi Sali Berisha, Partinë Demokratike; për hallet dhe interesat e tij personale. Lufta dhe halli i tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë halli i PD. Mashtrimet e financuara me paratë e krimit të korrupsionit, nuk e ndihmojnë dot Sali Berishën. Ai duhet t’i zgjidhë vetë hallet e tij me drejtësinë, të lërë mashtrimet dhe të shkojë të sqarojë akuzat ndaj tij. Kush i ka shërbyer Edi Ramës është shpërblyer me kullën më të lartë në Ballkan, në mes të Tiranës, me tendera e leje për resorte në bregdet. PD do të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar, përfshirë dhe Edi Ramën. Një gjë është e sigurt: Aleanca e kullave nuk do ta mbajë dot peng PD-në”, përfundon deklarata.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.