Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaccme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026.
Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jetë zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.
Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të çështje. Për të njëjtën çështje po hetohet bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
