Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

12:44 / December 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5790
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pyetja e parë që iu bë kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për vitin 2025 lidhej me punën e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, e pyeti edhe për protestat e opozitës të cilat janë planfikuar të mbahen edhe përgjatë 2026-ës, derisa siç ka deklaruar vetë kryedemokrati Sali Berisha, të rrëzohet qeveria.

Gazetarja Elja Zotka: A konsideroni SPAK-un opozitën tuaj të vërtetë dhe kur folët për një reflektim të kufijve mes pushteteve, a e kishit parasysh se mund të ketë një ndërhyrje në arkitekturën e reformës së drejtësisë së re?

Kryeministri Edi Rama:Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin e kundrinorin e keni SPAK, pikën e parë e keni SPAK-un, do përgjigjem natyrisht. SPAK-u nuk është opozita e qeverisë, është institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse. I garantuar nga kjo forcë qeverisëse, në sensin që të tjerë janë betuar se do ta shkrinin, por nuk e bëjnë dot sepse votat i kemi ne. Kështu që, nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita politike e qeverisë, bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.

Natyrisht, të 700 tenxheret, produktin e gjithë procesit e marrin dhe e ziejnë, gatuajnë 700 lloj gjellërash duke bërë diçka që nuk ndodh këtu për herë të parë, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presion dhe dezinformon publikun thellësisht.

Sa i përket protestave poshtë penxheres, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë dhe PS-ja në zyrë, të tjerët në rrugë. Në liritë njerëzore siç e patë, Shqipëria është në vend shumë dinjitoz dhe kjo është pjesë e lirive, s’kam problem unë me këto.

Kryeministri Opozita qeverinë Rama spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.