SPAK-u ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta pyetur nesër (të mërkurën), në cilësinë e personit nën hetim për dosjen “Partizani”. Sali Berishës i është dërguar njoftim për të enjten.
Ish-kryeministri ndodhet në ”arrest shtëpie” për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Sot avokatët e Berishës i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.
