Prokurorët kanë zgjatur afatin e hetimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se është kërkuar zgjatja e afatit të hetimeve dhe është caktuar data e mbylljes, 29 shtator 2025.
Teksa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, ata kanë komunikuar akuzat, për “pastrim parash” dhe “korrupsion.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
