Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Spalletti konfirmon formacionin që përmbysi Shqipërinë

12:31 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fitores në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë, takimi ndaj Spanjës, të enjten, mund të jetë vendimtare për Italinë për të fituar kualifikimin mes 16 më të mirave në Euro 24.

Përballë “Furisë së Kuqe”, Spalletti nuk ka në mendje ndryshojë diçka në formacion.

Në seancën e së martës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, trajneri italian provoi të njëjtën njëmbëdhjetëshe që mundi kombëtaren e Silvinhos në ditën e parë, duke konfirmuar kështu mbrojtjen me katër lojtarë.

Nga testet e bëra në fushë, megjithatë, nuk mund të përjashtohet që moduli 4-3-2-1 i ndeshjes ndaj shqiptarëve të bëhet 4-3-3 me Frattesin, Jorginhon dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë dhe Pellegrini në të majtë pas Scamaccas.

Duke pasur parasysh edhe cilësitë e driblimit të kundërshtarëve, opsioni për të parë Cristanten në fushë që në minutën e parë mbetet i gjallë, por në stërvitjen e fundit (dhe po ashtu edhe atë të një ditë më parë), Spalletti nuk ndryshoi asgjë te skuadra që luajti një ndeshje të shkëlqyer në debutimin e saj ndaj kuqezinjve.

Ndaj Spalleti po shkon drejt konfirmimit të plotë të formacionit që përmbysi Shqipërinë, gjë që ndoshta do të konfirmohet edhe në seancën finale të planifikuar për në orën 17:00 të kësaj të mërkure.

Shqipëri Spalletti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

10:18 / February 4, 2026

Influencerët në Shqipëri do të tatohen për çdo postim në rrjetet sociale! Çdo ndodhë pas 31 marsit

10:59 / January 22, 2026

Mbi 6 mijë automjete elektrike u regjistruan në Shqipëri gjatë vitit 2025

10:44 / January 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.