Trupi i pajetë i 2 vjeçarit Julen, u gjet nga forcat e shpëtimit rreth 100 metra nën tokë, në pusin ku ishte rrëzuar në 13 janar në Totalan, një qytezë pranë Malagas, në Spanjë. Për 13 ditë dhe natë forca të shumta kanë rrethuar vendin në tentativën për të shpëtuar vogëlushin që për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar në një pus i thellë 110 metra dhe i gjerë vetëm 25 centimetra.
Për të arritur në trupit e Julian është punuar me tre turne në kushte shumë të vështira, duke hapur një tunel paralel. Pas lajmit të hidhur, në orën 1.30 të natës, i ati i Julien u transportua në spital në gjendje shoku.
Një tragjedi për familjen spanjolle, që kishte humbur një fëmijë tjetër në 2017 për shkaqe natyrore, teksa luante në plazh.