Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spanjë, kryeministri Sanchez: Ende larg fitores në luftën kundër koronavirusit

22:40 / April 12, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanja është “larg fitores” në luftën e saj kundër koronavirusit, paralajmëroi të dielën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Komentet vijnë pasi numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë u rrit përsëri, pas tri ditësh rënie.

Ky vend regjistroi në 24 orët e fundit 619 viktima të reja, që e rritën në 16,972 numrin e përgjithshëm të tyre.

Shifra e viktimave ka qenë 510 të shtunën, më e ulëta qysh më 23 mars.

Spanja ka aktualisht 166,019 persona të infektuar me koronavirus dhe thuhet se numri i të infektuarve të rinj është në rënie.

Edhe pse autoritetet thonë se pandemia ka arritur kulmin, ato vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullatës që të respektojë izolimin, të vendosur qysh më 14 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Jemi ende larg fitores, momentit kur do të rimëkëmbet normaliteti në jetën tonë”, tha kryeministri spanjoll, Sanchez, në një adresim televiziv.

“Ne të gjithë jemi të etur për të dalë në rrugë… por dëshira është edhe më e madhe për të fituar luftën dhe për të parandaluar rikthimin [e sëmundjes]”, shtoi ai.

Spanja, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.

fitores koronavirusit Kryeministri Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.