Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spanjë/ Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, grabitën edhe vilën e futbollistit të Realit

14:58 / December 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hajdute
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Garda Civile spanjolle, ka arrestuar katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal të specializuar për grabitje me forcë të shtëpive, përfshirë dhe atë të futbollistit të Real Madrid, Dani Carvajal.

Ky grup në dy vitet e fundit ka qëndruar në territorin spanjoll për periudha nga dy deri në tre muaj, më pas ktheheshin në Shqipëri, duke vështirësuar kështu punën e policisë për t’i arrestuar ata.

Ky grup kriminal zgjidhte gjithmonë vila në të cilat ishin gjithmonë pronarët brenda gjatë momentit të grabitjes. Ndërkohë që grabitësit hynin në banesa përmes dritareve, ku vidhnin kryesisht bizhuteri, orë, para cash dhe çdo send që ata e konsideronin të vlefshëm.

Mes këtyre vjedhjeve, grupi i shqiptarëve akuzohet dhe për grabitjen në banesën e futbollistit Dani Carvajal më 30 gusht që ndodhet në Boadilla del Monte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur lojtari nuk ndodhej në shtëpi, por vetëm disa punonjës të tij. Imazhet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së shtëpisë kishin fiksuar tre persona duke hyrë në parcelën e pajisur me shufra metalike, informuan burimet për Europa Press.

Të arrestuarit, janë nga mosha 24 deri në 45 vjeç, si autorë të dyshuar të 12 grabitjeve me forcë në shtëpi, ndërsa po hetohen dhe 50 raste të tjera. Ndërkohë, gjatë kontrollit të policisë në banesën ku strehohej grupi kriminal, u gjetën disa sende me vlerë që iu kthyen dhe poseduesve të tyre.

dani carvajal hajdutet shqiptar Real Madrid Spain
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.