Ish-deputeti Spartak Braho shprehet i sigurt se më 14 maj Partia Socialiste do të korrë fitore plebishitare në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Duke folur në News 24, Braho që ka qenë dhe një nga bashkëpunëtorët e Ilir Metës, deklaron se Sali Berisha tashmë është anëtar i Partisë së Lirisë pasi është regjistruar në zgjedhje me siglën e saj.
“Zoti Berisha tani do quhet anëtar i Partisë së Lirisë. Nuk ka më PD, PD-në e ka marrë ai tjetri. Më 6 Mars ishte, por ishte me siglën e PD. Tani nuk ka më as sigël. Zgjedhjet i fton Partia Socialiste. Në Tiranë PS fiton në mënyrë plebishitare. Shumica e bashkive do të jenë majtas. Zoti Alibeaj duhet të ketë parasysh të ruajë kokën se e vret ky. Desh e vrau në 8 Janar kur vajtën e pushtuan huliganët e këtij. E njoh unë Sali Berishën nuk kam nevojë të mendohem fare. Alibeaj e ka nxjerrë Berishën nga politika. E ka nxjerr nga partia e tij e ka futur te Partia e Lirisë”, tha Spartak Braho.
Spartak Braho: PS fiton zgjedhjet, Alibeaj të ruajë kokën e tij pasi Berisha e vret
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment