Dan Hutra dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale dhe të ketë kryer edhe vrasje me pagesë për llogari të tyre. Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, sipas burimeve të tij.
“Ai duhet të jetë pjesë e një grupi kriminal dhe ka patur në rol aktiv në arratisjet te burgu i Drenovës. Ka dyshime që ai të ketë bërë krime për llogari të grupeve kriminale, pse jo dhe vrasje me pagesë, po sigurisht kjo është pjesë e hetimit”, u shpreh Koka.
Sipas gazetarit Koka, Dan Hutra nuk punonte dhe nuk kishte të ardhura.
“Rrinte te disa lokale te ura e Institutit, të gjithë banorët atje e njihnin, rrinte, lëvizte me makina me qira, ose të një kushëriri, ose në një periudhë kohe ka marrë dhe makinën e vëllait të ish-bashkëjetueses. S’kishte të ardhura”.
Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në Tiranë gjatë paradites të së mërkurës. Ai u arrestua pas rreth 6 orësh në zonën e landfillit të Sharrës.