Avokati dhe ish-deputeti Spartak Ngjela reagoi i revoltuar me sjelljen e minoritarëve grekë gjatë mbajtjes së homazheve për 1-vjetorin e vrasjes së Kostandin Kacifasit në Bularat.
Nëpërmjet një mesazhi në profilin e tij në Facebook, Ngjela përsëriti se në ‘’Shqipëri nuk grekë, bile as në Athinë nuk ka grekë’’. Më tej Ngjela ashpërson gjuhën ndaj kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe personave të tjerë në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 35-vjeçarit Kacifas si ‘’njerëz me kafka të deformuara dhe të ardhur nga Anadolli i Turqisë’’.
Pretendimet se në Shqipëri po shkelen të drejtat e minoritetit grek dhe thirrjet për çlirim, Ngjela i quan “komedi’’.
Mesazhi i Spartak Ngjelës për homazhet e Kostandin Kacifasit dje në Bularat:
Turp për shtetin grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat.
Një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e një banditi që sigurisht se, edhe ky, në marrëzi ka qenë kur ka shtirë me armë për të vrarë njerëz, një vit më parë. Policia shqiptare dje iu tregoi vendin, por më e ashpër duhej të kishte qenë.
l.
Njëzet të çmendur, me kafka të shtrembëra prej orienti që nuk kanë lidhje fare me Gadishullin Ilirik, u panë dje në Shqipëri, të ardhur nga Greqia.
Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini “të çlironi grekët” në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie.
ll.
Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoriesh shqiptare.
Janë të trembur.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.
Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirurs. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t’i krijojnë.
Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.