Për avokatin Spartak Ngjela ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili kaloi në Kuvend pak ditë më parë nuk krijon garë për të prodhuar lidershipin e duhur në parlamentin e ardhshëm.
Ai thotë se ky model nuk përdoret në perëndim dhe as në vendet, të cilat kanë një demokraci solide.
Avokati ka komentuar edhe debatin mes kryeministrit dhe presidentit Meta në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Ai tha se retorika e tyre ka thjesht karakter politik, ndërsa shtoi se ata ndihen në “hall” në lidhje me reformën në drejtësi.
“Unë nuk i shoh ata fare, janë politikë. Janë në hall. Halli u konstatohet, Rama është për reformën. Këtë nuk e prisnin që ky ta bënte, Rama po e bën reformën. Unë i kam thënë po nuk bëre reformën në drejtësi, rrëzohesh! Të rrëzon Zeusi”, tha ai.