Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Speciale/ Tradita e bukur e “Odës Dibrane” vazhdon…

19:08 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
393152375 1048549843245759 6935015259895516475 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festivali Folklorik, “Oda Dibran” është një nga festat lokale më të rëndësishme të zonës së Dibrës e cila bën bashkë grupe artistike nga të gjitha trevat shqipfolëse. 29 vite më parë nisi udhëtimin ky festival mbarëkombëtar, për të shpalosur vlerat më të mira kulturore dhe artistike të trevave shqiptare.

“Për dy netë me radhë, në Dibër të Madhe dhe në Peshkopi, 11 ansamblet dhe grupet pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, sollën elementë unik të folklorit të krahinave nga ata vinin si këngë, valle, kostume të larmishme, rite e lojëra të ndryshme popullore”, shkruan kryebashkiaku i Dibrës Rahim Spahiu në rrjetet sociale.

387477680 695093542548810 2198977661324421852 n

Mbrëmja finale e “Odës Dibrane” e tejmbushi sallën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” me spektatorë dibranë, të ftuar, artistë e miq, ku mes tyre nderoi me prezencën e tij kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe z.Hekuran Duka. Momenti më emocionues ishte ndarja e çmimeve, ku juria profesioniste shpalli fitues të çmimit të parë, ansamblin “Lura” për prezantim fantastik e të kompletuar, ndërkohë edhe grupet e tjera artistike u vlerësuan për numrat e realizuar më bukur!

Krahas këtij festivali, në Peshkopi u mbajt edhe “Festa e të Vjelave”, event i cili bën bashkë fermerët e zonës të cilët promovuan prodhimet e stinës, produktet e artizaneve dhe gatimet tradicionale. Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla e pranishme në këto aktivitete thekson se: “Bashkë me sektorin privat dhe pushtetin lokal është e rëndësishme të bashkërendojmë forcat për t’ju përgjigjur dinamikave dhe kërkesave të sektorit”.

387637241 836567191484997 6412714029886911409 n

Ajo nënvizon se “Dibra e stolisur nga perlat e natyrës, e bekuar me njerëzit punëtor e guximtar dhe e pasur me histori e traditë të jashtëzakonshme ka akoma shumë potenciale për t’u zhvilluar e mbështetur”.

festivali oda dibrane tradita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.