Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Çelsin, edhe pse është mundur 3-2 në shtëpi pas kohëve shtesë. Vendimtar ka qenë një gol i të zakonshmit Benzema, i cili vulosi kualifikimin dhe largoi nga turneu fituesit në fuqi.
Pritej një ndeshje spektakolare por pjesa e parë la disi për të dëshiruar, edhe pse anglezët gjetën golin e avanatzhit me anë të Maunt. Skuadrat krijuan pak mundësi shënimi dhe shkuan ën pishsuinmin e sfidës me këtë avantazh minimal të miqve.
Por e dyta nisi me një gol të shpejtë të Rudiger, i cili barazpeshoi kualifikimin pas asaj humbje 1-3 në shtëpi ndaj madrilenëve. Çelsi vazhdoi të sulmonte dhe gjeti golin e tretë me anë të Markos Alonso, por pa t’i anulohej me VAR për një prekje me dorë të mbrojtësit. Megjithatë, në minutën e 75-të ishte momenti kur në Madrid pllakosi heshtja, pasi Timo Verner shënoi golin e 3-0.
Për fatin e mirë të Realit, Ançeloti gjeti zëvendësimin e duhur dhe hodhi në fushë Rodrigon, të cilit iu deshën vetëm 2 minuta për të shënuar golin e 1-3 që siguroi të paktën shtesat për ekipin madrilen, pavarësisht sulmeve të minutave të fundit nga londinezët të cilët e kishin kuptuar se kjo ishte një natë “jo” për vendasit e mund të përfitonin për të mbyllur gjithçka.
Por me fillimin e kohëve shtesë, goditi ai i cili kishte qëndruar në heshtje thuajse gjatë gjithë takimit përtej një traverse në minutën e 66-të, Karim Benzema. Ai përfitoi nga harkimi i Vinicius dhe me kokë mposhti Mendi, duke shkurtuar shifrat në 2-3, aq sa mjaftonin për kualifikimin. Kjo bëri që më pas Reali të mendonte për të administruar më mirë lojën duke mos lënë hapësira për miqtë deri në vërshëllimën përfundimtare që dekretoi kualifikimin e skuadrës së Karlo Ançelotit.
REAL MADRID-ÇELSI 2-3
80′ Rodrigo, 96′ Benzema / 15′ Maunt, 51′ Rudiger, 75′ Verner