Lionel Mesi kthehet protagonist dhe Barcelona fluturon përsëri në kreun e renditjes. Katalanasit i kanë dhënë një leksion Vajadolidit, të udhëhequr nga argjentinasi i cili ishte i pandalshëm sot me dy gola dhe dy asiste në suksesin 5-1 të skuadrës së tij.
Valverde kishte hedhur në fushë shumë zgjedhje të dyta me emra si Fati, Vidal e Rakitiç që luanin që nga fillimi përkrah argjentinasit dhe gjeti rrjetën që në minutën e dytë me Lengle. Por Kiko barazoi shifrat në minutën e 15 dhe për disa minuta u mendua që miqtë mund të bënin surprizën. Megjithatë, Mesi nxori nga repertori i tij një asist spektakolar dhe Vidal dërgoi topin në rrjetë. Më pas ishte vetë argjentinasi i cili çoi shifrat në 3-1 me një goditje dënimi perfekte duke mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë të ndeshjes.
Një gol i tij në minutën e 75-të regjistroi rezultatin 4-1 e më pas ai dha asistin 2 minuta më vonë për Luis Suarez i cili vulosi suksesin 5-1 të katalanasve, rezultat që i kthen në kryesimin e kampionatit spanjoll.