Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spektakli i yjeve që bien në Gusht, mit apo e vërtetë realizimi i dëshirave

09:48 / August 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë na ndajnë nga nata e yjeve që bien. Persidet, siç quhen në gjuhën shkencore, verifikohen në netët mes 12 dhe 13 Gushtit dhe e kanë marrë këtë emër nga fakti se mbërrijnë nga një perspektive drejtimi nga yjësia e Perseut.

Meteorët që zbukurojnë muajin Gusht janë pluhura që lihen pas nga kometa Swift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 dhe që afrohet me Tokën çdo 135 vjet. Sipas astrofizikantëve, ky fenomen verifikohet kur Toka përshkon një re me pluhur kozmik të lënë pas nga rrugëtimi i kësaj komete përreth Diellit.

Pikërisht këto pluhura penetrojnë me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, digjen nga forca e madhe fërkuese duke lënë pas ndriçimin e bukur dhe karakteristik. Pra nuk janë yje, shpjegojnë shkencëtarët, por thërrime të një komete.

Gjithsesi yjet që bien, të famshme në mbarë globin dhe në të gjitha kulturat, janë të veshura me magji. Ndryshe njihen edhe me emrin si Lotët e Shën Lorenzit në kulturën kristiane. Por ajo që besohet më tepër është pikërisht shprehja e dëshirave teksa shohim një yll që bie, me dëshirën që ajo të plotësohet.

Shikueshmëria në Gushtin e 2019 do të jetë e mirë sigurojnë ekspertët, dhe mund t’i shijojmë që natën e sotme, ndërsa maksimumi i tyre mund të arrijë deri në 50 yje që bien në orë. /Klan Plus

Perside yje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

08:18 / October 27, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

08:21 / October 17, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.