Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani ka konkuruar dhe ka kaluar në fazën e dytë për të marrë postin e Zv.Drejtor i Përgjithshëm/Drejtor i Departamentit të Analizave dhe Aposteriorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Meidani është një emër i njohur për Doganën shqiptare, pasi në vitin 2012 ka qenë nëndrejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, por u shkarkua nga Elisa Spiropali, atëherë drejtoreshë e Doganave.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave asokohe deklaroi se shkarkimi nga detyra e Denion Meidanit për dekonspirim të aksionit të nisur nga një kompani e huaj dhe shkarkimi i tij u bë me urdhër të drejtoreshës Spiropali për “thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi”.
Por Denion Meidani u emërua në vitin 2017 në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ndërsa emërimi i tij u bë nga ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi, ndërkohë që këtë post e kishte mbajtur edhe në vitin 2012 në qeverinë e Sali Berishës.
Kohët e fundit Denion Meidani ka punuar pranë AKEP-it, ndërsa tashmë po kandidon për një post shumë të rëndësisëm në Drejtorinë e doganave.