Në votimin e fshehtë për zgjedhjen e Spiropalit si kryeparlamentar, mes 4 votave në radhët e opozitës është edhe vota e Bardhit. Ai s’ka votuar se ka qenë në foltore, me gjasë ka votuar Ori Nebijaj për të.
Gjatë seancës pati tensione, teksa deputetët e opozitës me Bardhin e Nokën në krye bllokuan foltoren dhe tentuan të bllokonin edhe votimin për Spiropalin.
Fillimisht votimi do kryhej me votë të fshehtë dhe për këtë u vendosën disa kuti votimi, por kjo u pamundësua për shkak të deputetëve opozitarë dhe më tej votimi për Spiropalin u krye elektronikisht nga vendi por i fshehtë. Përveç Bardhit rezulton se kanë votuar edhe dy deputetë të opozitës, nga radhët e PDIU-së.