Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali me kandidatët në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz

16:41 / March 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz. Në Kavajë dhe Rrogozhinë Spiropali prezantoi kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli.

”Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim. Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve.

Antonela Dedej, zv/kryetare e Bashkisë Rrogozhinë, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj. Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.

Partia Demokratike e ka përdorur Kavajën si hambar votash, pa i kthyer kurrë gjë mbrapsht. Bëni hesap. Kandidatin më të votuar në primare e spostoi, duke i lënë vendet e sigurta për tribunën VIP të kënetës. Përgjigjen do e marrin në 11 maj me fitoren tonë të madhe për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Spiropali.

Në Kamëz Spiropali prezantoi kandidatët Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi. “Kamza kandidon Lindita Nikollën, zonjllëku i së cilës nuk ka nevojë për prezantim. Sofika Lleshi, piktore dhe mësuese e dashur e fëmijëve të Kamzës. Kejsi Elezi, studente e Ekonomisë, lindur e rritur në Babrru, Paskuqan.

Halil Koloshi, mjeku i kudogjendur i Bathores, me origjinë nga Kukësi, i vetmi përfaqësues i gjinisë tjetër në listën e Kamzës, sot në Londër në takim me komunitetin shqiptar të zonës. Më 11 maj për Kamzën që ka rilindur, është transformuar e ka ndryshuar rrënjësisht”, u shpreh Spiropali.

Elisa Spiropali kamez Kavaje lista PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.