Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali në Kuvendin e Britanisë: Marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të ri

15:54 / January 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
473720620 1166028191556280 2301154794831982663 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Gjatë takimit me kryetarin e Dhomës së Komuneve Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë përmirësuar dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin e tyre.

“Bashkëpunimi me parlamentin britanik është prioritet. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut”, theksoi Spiropali.

Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit, nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Balllkanit Perëndimor.

Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, nënvizoi Spiropali, do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s.

Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni u takuan edhe me përfaqësues të grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe delegacionit të Dhomës së Komuneve në Unionin Ndër-Parlamentar, me të cilët diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit parlamentar dypalësh, modernizimin e funksionimit e të shërbimeve të Kuvendit si dhe koordinimin e qëndrimeve në forumet parlamentare ndërkombëtare. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit ndoqën edhe seancën e pyetjeve në parlament me Kryeministrin Keir Starmer.

473364027 1166028371556262 2415060717158328880 n
473431494 1166031818222584 9057167882545283595 n
473698891 1166028114889621 1623213681504112447 n
473683371 1166031998222566 6034413956350928128 n
473707632 1166027954889637 2451082951460238095 n
473718066 1166027874889645 7759198992812112106 n
473801487 1166028041556295 4529431869397713827 n
473448735 1166028681556231 5048293510932796070 n
473720620 1166028191556280 2301154794831982663 n
473547245 1166027894889643 6558590531999711022 n

Elisa Spiropali UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.