Në Shkup, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Musa Xhaferri dhe Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së.
Spiropali njoftoi se “takimi u fokusua në rolin e shqiptarëve për forcimin e progresit demokratik dhe avancimin e integrimit europian të vendit.”
Shqipëria, shtoi Spiropali, mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.
Postimi i Spiropalit:
Takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dhe Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së, për rolin e shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe avancimin e integrimit europian të vendit.
Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.
