Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.
Ajo i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të qeverisë gjermane, Bundestag-ut, dhe kancelares Angela Merkel, avokate e paepur e Shqipërisë në rrugën e integrimit, dhe për rolin e veçantë në grupimin e gjerë të shteteve që mbështesin çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
“Biseduam dhe për rolin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit si faktorë që kanë ndikuar tek perceptimi i Shqipërisë si një vend europian, dhe me potencial për zhvillim të mëtejshëm”, tha Spiropali.
Statusi i plotë:
“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë 🇩🇪, z. Peter Zingraf.
Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të qeverisë gjermane, Bundestag-ut, dhe kancelares Angela Merkel, avokate e paepur e Shqipërisë 🇦🇱 në rrugën e integrimit, dhe për rolin e veçantë në grupimin e gjerë të shteteve që mbeshtesin çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian 🇪🇺
Biseduam, ndër tjera, edhe për rolin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit si faktorë që kanë ndikuar tek perceptimi pozitiv mbi Shqipërisë, si vend me potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm”