Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur lidhur me shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Metën.
E pyetur nga Babaramo, lidhur me mendimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e Metës, ministrja u shpreh se nuk flasin për të.
“Ne me Ramën nuk diskutojmë ambiciet tona për Ilir Metën. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje. Presim vendimin. Zgjedhjet e 30 Qeshorit janë të pacënueshme,“- deklaroi Spiropali.
Shkarkimi i Metës:
Vijon ende “beteja” mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.
Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Më pas kjo çështje do i kalojë Gjykatës Kushtetuese.