Një nga lajmet e verës, është padyshim edhe ngjarja e “turistëve” në Gramsh. Dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe 33-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që i mbyllte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj dy ushtarakëve të Uzinës së Çekinit në Gramsh. Të arrestuarit i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Arrest në burg në “detyrim paraqitje”.
Postime te ngjashme
Add A Comment