Ditën e djeshme, xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova mori medaljen e argjendtë në Baku të Azerbajzhanit.
Përmes një interviste televizive, Gjakova tha se ishte e kënaqur me fitoren, edhe për faktin se në ndeshjen e fundit mposhti sfidanten nga Serbia, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha gjithashtu se gjatë gjithë ndeshjes, sportistja serbe përdore fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, por shtoi se kjo nuk e pengoi që të fitonte sfidën.
“Po përveç të gjitha këtyre, ka qenë edhe një lloj presioni… Më vjen mirë që e përfundova ndeshjen me fitore, sepse ata gjithmonë shkojnë përtej sportit dhe bëjnë lajme të tjera. Më para ajo më kishte mposhtur dhe e kishin bërë aq të madhe dhe ska qenë ndonjë fitore e madhe.
Gjithmonë është kënaqësi të fitosh ndaj garueseve që të kanë mposhtur më parë, sidomos ndaj garueses së Serbisë, një ditë para pavarësisë. Gjatë gjithë ndeshjes ajo ka sharë me veten, por ndoshta e ka pasur problemin me veten dhe jo me mua”, tha Gjakova.