“Fun Day” nisi rrugëtimin e tij pesë vite me parë kur “IN Tv” ishte ende me emrin Mad. Moderatorja e saj nuk ka ndryshuar dhe stafi i ka përgatitur një surprizë Fatma Methasanit.
Ata e kanë uruar Fatmën përmes një video ku ishin përmbledhur disa nga momentet kyçe të emisionit që nisi në 2015.
Fatma u përlot teksa shikonte pamjet e vetes së saj 5 vite më parë, kur ishte e panjohur për publikun.
“Nuk më pëlqen ta shikoj veten. Mendoj se kam qenë shumë më e shëmtuar se ç’jam tani. Mos më tregoni kështu gjërash se qaj.”, tha Fatma e përlotur.