Sulejman Starova, trajneri i Laçit, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar se ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij ishte përballur me Hapoel Ber Sheva në ndeshjen e parë, por i zhgënjyer nga rezultati i asaj ndeshje.
“Kur kishim shortin e dinim qe Hapoel ishte favorit dhe ishte ekipi më i vështirë. Ishim të të pafat për të luajtur me të, por nga ana tjetër është kënaqësi të luash me një skuadër të tillë të mirë . E njohim shumë mirë skuadrën që kemi përpara, tani dhe atë të rezultateve në grupet e Ligës së Europës. Kemi parë shumë ndeshje të Hapoel dhe mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mirë në të parën. Ishte një ndeshje që e filluam mirë se shënuam të parët. Ishte ndeshje e mirë por jo rezultat i mirë për ne” tha ai.
Ndërkohë, një nga vështirësitë sipas trajnerit ishte ajo e të nxehtit ekstrem me të cilin është përballur ekipi në Izrael. “Një nga vështirësitë tona janë kushtet atmosferik. Edhe në Shqipëri është nxehtë, por jo si këtu. Shpresojmë që nesër në darkë diçka të ndryshojë”, tha Starova.