Sot dhe nesër do të zhvillojë punimet në Vilnius të Lituanisë takimi i radhës i udhëheqësve të aleancës ushtarake të NATO. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për Europën, teksa lufta në Ukrainë ka kaluar ditën e saj të 500, ndërkohë që efektet e saj kanë lënë shenja të mëdha në ekonominë europiane.
Udhëheqësit e vendeve të organizatës më të madhe ushtarake në botë pritet të diskutojnë sot dhe nesër për shumë çështje mes të cilave dhe kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO, si dhe dritën jeshile për anëtarësim që tashmë Turqia dha për Suedinë.
Për mbarëvajtjen e këtij samiti, ku do të jenë të pranishëm krerët më të lartë të shtetëve janë marrë masa tepër të forta sigurie, kjo edhe për shkak se distanca e Vilniusit me Rusinë nuk është shumë e largët. Më shumë se 1000 ushtarë janë dislokuar në Lituani, teksa avionë e helikopterë shtesë do të fluturojnë në qiej, te monitoruar dhe nga njësia kundërajrore gjermane dhe raketa Patriot.