Kombëtarja humbi dje 0-3 në Parma kundër Kilit, në ndeshjen e parë për këtë vit që ishte një miqësore. Kuqezinjtë u dukën pa motivim në fushë, teksa statistikat tregojnë se përsë erdhi një disfatë e tillë.
Tanët megjithëse tentuan në disa raste t’i afroheshin portës së Bravos, nuk mundën të godisnin portën asnjëherë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur në epokën Sylvinho, me trajnerin që merr humbjen e dytë pas asaj me Poloninë më 27 marsin e 2023.
Përpara është miqësorja me Suedinë, një rival i denjë për autokritikë dhe të hënë në 19:00 të gjithë sytë e tifozëve do jenë në Stockholm. Kili na dha një leksion në fushë, mësime që duhet të vendosen “vëth në vesh” për të mos gabuar në Gjermani.