Procesi zgjedhor për president në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar në orën 19:00. Deri në ora 18:30 minuta vetëm 39.71 për qind e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Sipas kreut të këtij institucioni, procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme dhe pa ndonjë incident të theksuar..
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ‘ueb’ faqen e tyre në internetit jozyrtarisht ka filluar të publikojë rezultatet fillestare. Sipas të dhënave deri më tani janë numëruar 53,76% të votatve, ku sipas rezultateve garën e kryeson kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,71%.
Pas Pendarovskit, me një rezultat të ngushtë renditet kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,08%. Ndërsa i treti është kandidati shqiptar i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 12,05%.