Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Stilistja e famshme italiane Elisabetta Franchi viziton Tiranën: Shqiptarët shpirt dhe buzëqeshje të bukur! Takon kryebashkiakun Veliaj

16:42 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
franci1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stilistja e njohur italiane Elisabetta Franchi-n, një emër  i madh i modës në të gjithë globin, ka vizituar këto ditë Tiranën. Ajo është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi edhe “Kullën e Sahatit”.

Stilistja Elisabetta Franchi tha se është e lumtur që ndodhet në Tiranë, ku tha se ka një ngjashmëri të madhe me vendin e saj, Italinë.

Gjeta këtu njerëz karakterialisht të ngjashëm, pasi ju ngjani shumë me ne italianët. Keni shpirt dhe buzëqeshje të bukur. Tirana është shumë e bukur. Klima është fantastike”, nënvizoi ikona e modës.

Ndërsa kryebashkiaku tha se “Është një kënaqësi e veçantë që pritëm Elisabetta Franchin, një emër shumë i madh i modës. Ne flasim shumë për pushtetin, për fuqitë e mëdha, por ka edhe nga ato fuqi që janë ‘fuqi e butë’, e atyre që prodhojnë modë, që prodhojnë kulturë, art, ushqim te mire. Italia është padyshim numri një i kësaj fuqie. Sepse mënyra sesi impakton botën me të bukurën, me të mirën, me estetikën, është gjithashtu një fuqi që lë përshtypje në botë, dhe magnetizon kulturat e tjera.  

Kryebashkiaku shtoi se është fat që të kesh fqinje të mirë, që “injektojne” art e kulturë dhe jo luftë.

“Është shumë e rëndësishme kush janë fqinjët e tu. Ti mund të kesh një fqinj që do të të pushtojë dhe të të sundojë, ose mund të kesh një fqinj që të impakton me të bukurën, me estetikën, me artin, me kulturën, me shijen, dhe të kultivon të gjitha gjërat që vlerësojmë në jetë. Besoj se prania e Elisabetta Franchit në Tiranë është ekzaktësisht një injektim i kësaj fuqisë së butë. E bukura ka fuqi për ta transformuar një qytet, apo një vend”, përfundoi Veliaj.

italiane stilistja veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.