Dizajnerja britanike, Vivienne Westwood, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Ajo njihej si një ndër ikonat e industrisë së modës, e cila me stilimet e saj ka veshur një serë figurash të njohura botërore.
Po ashtu, Westwood ka stiluar fustanin e nusërisë së blogeres shqiptare Armina Mevlani. Edhe Armina Mevlani ka publikuar një foto me Vivienne, duke e kujtuar me fjalë të ndjera.