Ish-portieri i Lazios, aktualisht pjesë e Brentford ku nuk ka gjetur hapësira, Thomas Strakosha mund të rikthehet në Serie A pas një viti me probleme. Dëmtimet e shumta dhe mungesa e aktivizimit në Premier League e detyrojnë gardianin e Kombëtares Shqiptare të mendojë për një rikthim në Itali ku ka regjistruar vitet më të mira të karrierës së tij me fanellën e Lazios.
Është klubi puljez i Lecce-s që ka shfaqur interes për numrin 1. Largimi i Falcones ka lënë një vend bosh në portën e skuadrës verdhekuqe që shpreson ta transferojë shqiptarin me një kosto minimale.
Lecce beson te profili i Strakoshës për shkak të eksperiencës që ai ka në Serie A dhe tashmë topi kalon në duart e lojtarit të lindur në Athinë dhe klubit britanik që duket i orientuar për të pranuar ofertën e klubit të sapongjitur në Serie A.