Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Strakosha sfidon Juventusin: Nuk i trembemi askujt, i respektojmë por nuk po u japim asgjë

16:57 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
strakosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lacio po kalon një moment shumë të mirë në kampionat dhe e sheh veten aktualisht si forcë e tretë në Serinë A. Lacialët po bëjnë paraqitje shumë të mira dhe në ndeshjet e fundit, portieri Thomas Strakosha nuk ka pësuar gola duke e konsideruar këtë diçka të mirë sepse vërteton që nuk i jep asgjë kundërshtarit.

Në një intervistë për “Lazio Channel”, gardiani shqiptar u shpreh se skuadra e tij nuk i trembet askujt, duke sfiduar në këtë mënyrë Juventusin, kundërshtar me të cilin do të përballet në fundjavë. Ai shtoi se në rrugët e Romës, përshëndetet nga tifozët e shumtë dhe kjo e bën të ndihet më mirë.

“Kemi nevojë për mbështetje sepse na karikon për të shkuar më para. Mbështetjen e tifozerisë ne nuk e kemi vetëm në stadium por edhe në qytet dhe në rrugë. Moment të tilla na japin shumë kënaqësi dhe shpresoj që të japim më shumë në fushë.

Më vjen mirë që nuk kam pësuar gola sepse kjo do të thotë që nuk i kemi dhënë asgjë kundërshtarit. Jam gjithmonë gati për më të mirën dhe për të mbajtur sa më shumë portën e paprekur.

Juventusi? Të shtunën është një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat tona dhe e dimë se çdo pikë është e nevojshme por nuk i kemi frikën askujt. E respektojmë Juventusin sepse është një klub i madh dhe duan të vazhdojnë por edhe ne do të bëjmë më të mirën”, tha Strakosha.


juventus strakosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.