Thomas Strakosha ka dhënë sot sinjalin më të qartë se po mendon lamtumirën nga Lacio. Portieri i pëfraqësueses shqiptare, në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” në Gjermani, ka pranuar se po ndjek me interes Bundesligën dhe nuk e mohon mundësinë e transferimit aty.
“Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time”, tha lojtari i cili duket se ka piketuar edhe një klub të mundshëm ku të aktivizohet.
“Borusia Dortmund? Është një kub i madh me ambicie të mëdha. Qartësisht është një klub interesant dhe ka edhe një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha që nuk jam i interesuar”, ishin fjalët e Strakoshës që kanë bërë bujë në Gjermani, por edhe në Itali ku nuk pritej një deklaratë e tillë nga portieri. Ky i fundit ka humbur vendin e titullarit te Lacio e me këto fjalë, duket qartësisht që po mendon largimin.